Flash

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Deklaratat e Reeker/ A po bën ShBA arbitrin e krizës shqiptare?

Lapsi.al 18 July 2019
Deklaratat e Reeker/ A po bën ShBA arbitrin e krizës shqiptare?
Në të gjitha mediat shqiptare është transmetuar dje një deklaratë e ndihmës sekretarit amerikan i shtetit për Euroazinë, Philip Reeker, i cili ritheksoi edhe njëherë se ShBA nuk do të jenë një arbitër në krizën aktuale shqiptare.  "Jemi krenarë për Shqipërinë. Por nuk jemi krenarë me shqiptarët këto javët e fundit, sepse ata nuk përdorën institucionet që kanë. Nuk mundet që thjesht të bojkotosh parlamentin ose të dorëzosh mandatet...Shtetet e Bashkuara nuk do të bëhen arbitër i politikave të brendshme të Shqipërisë, por ne do të vazhdojmë të inkurajojmë të gjitha palët të punojnë së bashku me institucionet dhe të bëjnë hapat e duhur që të ecin përpara" deklaroi Reeker gjatë samitit të Atlantikut në Uashington. Lexo më tej:

Zyrtari amerikan: Kriza politike në Shqipëri të zgjidhet nga…

Në fakt, pavarësisht nga pretendimi se ShBA rrefuzon të bëjë gjyqtarin mbi palët, që e kanë përsëritur edhe zyrtarë të tjerë të lartë, gjatë krizës së fundit Amerika e ka luajtur këtë rrol. Në të gjitha rastet Uashningtoni dhe ambasada në Tiranë kanë marrë anën e Rilindjes dhe të Edi Ramës. Ata qenë po aq aktivë sa qeveria për të goditur djegjen e mandateve dhe për të organizuar opozitën fallco që merrte direktiva direkt nga rruga e Elbasanit. Ata ishin po aq aktivë në mbështetjen e zgjedhjeve një partiake të 30 qershorit, megjithëse ato u anulluan me dekret presidencial. Madje zoti Pallmer arriti deri aty sa deklaroi, bëjini njëherë zgjedhjet pastaj shohim se çfarë vendos Gjykata Kushtetuese ende e pa rimëkëmbur. Ata shkuan deri në kërcënimin e opozitës për shpalljen si organizate e dhunshme dhe luajtën deri me heqjen e vizve për liderët opozitarë. Dhe kulmi i kulmeve, ata lanë Edi Ramën të përdorte emrin e ShBA, në manipulimin me ndalimin e hyrjes në Amerikë të atyre që prekin zgjedhjet. Se kjo ishte thjeshtë një farsë e treguan socialistët këtë të enjte kur e tërhoqën amendamentin për mos aljen jashtë shtetit. Po të vësh në kandar heshtjen e ambasadës ndaj këtij krimi kundër  lëvizjes së lirë, kur ajo ngre zërin për të drejtat e handikapatëve, fëmijëve apo homoseksualëve, animi është i dukshëm. Ashtu siç është e habitshme edhe mungesa gjatë gjithë kësaj kohe, e çdo kritike ndaj qeverisë, së paku si ato sa për sy e faqe, që bënte ish ambasadori Lu, për peshqit e mëdhenj, apo për 40 familjet e pakapura kriminale.

Fatos Lubonja: Manipulo dhe korrupto ndërkombëtarët, që të shtypësh shqiptarët

Të gjitha këto fakte tregojnë se gjatë krizës së fundit ShBA ka luajtur rrolin e një arbitri tendencioz dhe të anshëm. Ajo ka zgjedhur krahun e pushtetit. Ajo ka bërë rrolin e atij arbitrit që bën sikur nuk do të jetë në fushë, por që futet për të dhënë penallti, sa herë që njëra skuadër ka nevojë. Por, këtë shqiptarëve nuk i'a thotë pothuajse askush. Pushteti se nuk guxon, opozita jo e jo sepse nuk i leverdis taktikisht dhe mediat e mëdha, sepse shumicës prej pronarëve tashmë iu kanë hequr vizat. ©Lapsi.al    

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI